Thursday, December 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti në Vjenë, do të ketë fjalim në Këshillin e 22-të ministror...

Mexhiti në Vjenë, do të ketë fjalim në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në Vjenë të Austrisë do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik.
“Në këtë takim vjetor, ku Mexhiti merr pjesë së bashku me ministren e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me vendosjen e ardhshme të obligimeve shtesë legjislative në fushën e menaxhimit të ujërave, habitateve dhe shpendëve të egër (amendamentet e vitit 2009 në direktivën e BE-së), si dhe një diskutim për përmirësimin e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin”, thonë nga MMJPH.

Komuniteti i energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese: Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë.

“Qëllimi kryesor është afrimi i palëve kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe zgjerimin gradual të ligjit të BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën”, theksohet në kumtesën e MMJPH-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit