Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti kërkon përgjegjësi për Grubin

Mexhiti kërkon përgjegjësi për Grubin

“Mirëmengjes! Derisa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara kalbeshin e vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit. Përgjegjësi tani!” Ky është reagimi i zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti lidhur me përfshirjen në listën e zezë amerikane të paraardhësit të tij, Artan Grubit për shkak të korrupsionit.

Mexhiti edhe në intervistë për Alsat tha se qeveria po shqyrton mundësinë që personat e shpallur non grata nga SHBA-të, të sanksionohen edhe në vend.

“Ne e kemi hapur si debat që ajo që konstatohet nga Stejt Departamenti duhet të vlejë edhe për legjislativin tonë, për shkak se sidomos kësaj radhe në këtë rast nuk është formulim i përgjithshëm që ka penguar Marrëveshjen e Ohrit ose ka destabilizuar regjionin, apo ka manipuluar me proceset demokratike, por në mënyrë taksative shënohet që bëhet fjalë për korrupsion për shpëtimin e Sasho Mijallkovit duke ndërhyrë thellë në gjyqësinë e këtij vendi…. është shfrytëzuar për ndërhyrje në gjyqësi për t’i shpëtuar regjimin Gruevski-Mijallkov dhe nëse shihet edhe bizneset ku janë futur, në kazino, kredi të shpejta shihet që mentori kryesor i katapultimit të Grubit në politikë ka qenë Mijallkovi”, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.

Mexhiti tha se për të gjitha veprimet e Grubit përgjegjësi duhet të mbajë edhe Ahmeti, pasi asgjë nuk ka bërë pa aminin e liderit të tij.

“Ndjej një keqardhje që iu dha mundësia nga z.Ahmeti sepse vet Grubi deklaron se asgjë s’ka bërë pa i thënë Ahmeti, me lejen e Ahmetit arriti ta shkatërrojë një investim shumë të madh të shqiptarëve që e kanë paguar edhe me gjak… mu rikutjuan argumentet që kemi përdorë kur kemi elaboruar se është i dëmshëm për BDI-në, me arsyetimin se nuk e do struktura, nuk e do mileti, biles edhe me konstatimin edhe nëse kandidon në ndërtesën ku jeton, për këshillin e banesave nuk do ta kishin zgjedhur. Arsyetimi i z.Ahmeti ka qenë në vazhdimësi, “po, jam i vetëdijshëm por ma duan të huajt. Është punëtor dhe ma duan të huajt”. Por, në fund doli që as të huajt nuk e duan”, u shpreh Mexhiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit