Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja ia hapi portën Rusisë!

Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja ia hapi portën Rusisë!

Shkruan: Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike

Sot dëgjuam lajmin e madh se në Maqedoni paska hyrë Rusia. Por, kush ia hapi portën?

Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje:

– Kush po lejon që paratë e pista ruse të shprlahen përmes kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut, duke qenë ministri i financave kuadër i BDI-së?

– Kush po lejon dhe inkurajon hapjen e kazinove me kapital sërbo-rus në Maqedoni, duke pasë drejtorin e Llotararisë së Maqedonisë kuadër të BDI-së?

– Kush po lejon hyrjen e gasit dhe naftës ruse duke pasë resoret ekonomike kuadro të BDI-së?

– Kush po lejon funkcionimin e bankës ruse në Maqedoni duke pasë Parlamentin dhe institucionet udhëhequr nga BDI?

– Kush po lejon dhe inkurajon investime ruse në çdo sferë në Maqedoni duke pasë gjithë resoret ekonomike me kuadro të BDI-së?

– Kush lejoi që media të dyshimta pro-ruse të financohen nga fonde ruse, duke pasë struktura të BDI-së në çdo agjenci të zbulimit?

– Kush ftoi ministrin e jashtëm Llavrov në Shkup kur asnjë shtet perëndimor nuk e pranon, duke pasë ministrin e jashtëm kuadër të BDI-së?

Z. Ahmeti, a nuk është pak vonë të bëhen këto konstatime, kur ke pasë në dorë shumë mehanizma për të parandaluar që Ariu polar të hyjë kaq thellë?

Z. Ahmeti, ndikimi i Rusisë do të largohet atëherë kur të largohet elementi nostalgjik për Rusinë, sidomos brenda kampit politik shqiptar

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit