Koalicioni opozitar shqiptar VLEN këto ditë pritet të finalizoj listat e kandidatëve për deputetë, që do të garojnë për zgjedhjet parlmentare të 8 majit.
Tashmë dihet se në tre liderët e këtij koalicioni do i prijnë listave zgjedhore: Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike në njësinë 1, Afrim Gashi nga Alternativa në njësinë 2, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA në njësinë 6.
Por kush do jetë bartësi në njësinë 5 zgjedhore. Siç mëson INA jozyrtarisht në këtë zonë përflitet emri i Salim Sulejmanit, ish-myftiu i Strugës.
Nga koalicioni VLEN thonë se deri në fund të javës do bëhen publike kandidaturat bartëse për deputetë.(INA)