Mërgimtari nga Gjermania: Atje gjermanëve nuk u intereson a quhesh Hans a Hasan, ata e shohin cilësinë e punës
Mërgimtari shqiptar, Ilir Sinani, i cili tash e disa vjet jeton dhe vepron në Gjermani, ka thënë se në këtë shtet vlerësohet puna, cilësia dhe korrektësia. Sipas tij, atyre nuk u intereson se a e kryen punën Sinani apo Hansi, rëndës ka që puna të kryhet.
Sinani thotë se nuk ka pas kurrfarë pengese në punën që kryen ai, për faktin se është shqiptar nga Kosova.
“Atje s’ka diferencime, nuk e kam vërejt për asnjë moment. Unë nuk kam kurrfar pengesë që jam si shqiptar me punu. Punën duhet me ba si Hansi, si Tomasi. Puna vlerësohet jo emri. Unë çka mujt me vërejt korrektësia është numër një. Mashtrimi, genjeshtra dhe dallaverët nuk kanë vlerë atje. Ne kemi qenë korrekt me punën që kemi bërë dhe kjo na ka kryer punë shumë”, ka thënë ai në një intervistë për Demos.
Sinani në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për humbjet që kanë përjetuar në luftën e fundit.
Ai thotë se duke qenë në mërgim, ka qenë më vështirë për ta.