Në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut sot do të jetë në rend dite Pllaka Memoriale në Strugë, që i dedikohet këtij qyteti dhe të gjithë qytetarëve të saj në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për pritjen vëllazërore, akomodimin dhe përkujdesjen e popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
Kjo gjykatë do të vlerësojë se a është në përputhje me ligjin dhe procedurat tekniko-ligjore vendosja e këtij monumenti. Ndërsa iniciativa në gjykatë është dërguar nga këshilltari komunal dhe kryetari i degës së partisë VMRO-DPMNE në Strugë,Alen Dereban dhe qytetarë të tjerë, në lidhje me vendimin për vendosjen e pllakës përkujtimore me nr.08-4322, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës më 27.10.2022, përcjell INA.
Këta ankues pretendojnë se vendimi është marrë pa rishikuar projektin bazë dhe dokumentacionin teknik dhe nuk ishte paraparë as në planin detal dhe të përgjithshëm të Komunës së Strugës, por sipas tyre, vendimi bie ndesh me disa dispozita të Ligjit për Monumentet Memoriale dhe Vendbanimet.
Pllaka Memoriale është vendosur para Konsullatës së Kosovës në Strugë me iniciativë të saj, dhe që i dedikohet Strugës dhe të gjithë qytetarëve të saj në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për pritjen vëllazërore, akomodimin dhe përkujdesjen e popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
“Nën iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë dhe Konsullit të Përgjithshëm z.Agim Krasniqi dhe me donacion të biznesmenit të suksesshëm nga Struga z. Mendi Qyra atëkohë ishte vendosur gurthemeli i Pllakës Përkujtimore, që tani qëndron si monument historik që vizitohet nga vizitorë të ndryshëm.