Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeMë shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë...

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë pushimin vjetor

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të përballojnë pushim vjetor, kështu flasin rezultatet nga analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e Eurostatit.

Pushim njëjavor vjetor jashtë vendit ku jetojnë nuk mund të përballojnë mbi 55 për qind e banorëve në Maqedoninë e Veriut.

Më keq se qytetarët e RMV-së në Evropë, qëndrojnë ata të Shqipërisë, ku 58,3% prej tyre nuk mund të shkojnë në pushim, të Turqisë (60,8%), Rumanisë (62,5%), Malit të Zi (67,2%) dhe Kosovës (69,5%), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Greqi përqindja e njerëzve të cilët nuk mund të përballojnë pushim vjetor është 48,8, në Bullgari 43,8, në Serbi 43,6, në Kroaci 41,7, ndërsa në Slloveni 16,7 përqind.

Pushim më të gjatë se një javë gjatë vitit më së shumti mund të përballojnë banorët e Luksemburgut ku një mundësi të tillë nuk kanë vetëm 7,6 për qind, në Norvegji (7,9%), Zvicër (8,4%) dhe në Islandë (8,6%).

Në pushim nuk mund të shkojnë edhe 21,9% e gjermanëve, 23,4% e britanikëve, 25,4% e francezëve dhe 36,6% e spanjollëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit