Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaSportMe pak ndryshime në formacion, Kosova merr tri pikë të reja në...

Me pak ndryshime në formacion, Kosova merr tri pikë të reja në UEFA Nations League

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.

Dardanët” mposhtën si mysafir Lituaninë me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline

Qysh në pjesën e parë ekipi i Franco Foda-s tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë në Lituani.

Dhe në minutën e 20’të, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Florent Muslija.

Golin e dytë “Dardanët” e shënuan në minutën e 65’të me anë të Ermal Krasniqit.

Kombëtarja vendase shënoi një gol në minutën e 84’të me anë të Golubickas.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Rumania (6) por që është me një ndeshje më pak.

Kujtojmë që ndeshja e radhës për “Dardanët” zhvillohet të martën ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit