Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeMD: Lloga mirëpret vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masat...

MD: Lloga mirëpret vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masat kufizuese

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e mirëpret vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masat kufizuese, duke qenë se Ministria e Drejtësisë paraprakisht ka dhënë mendim negativ dhe ka theksuar një sërë lëshimesh ligjore në zgjidhjen e propozuar, thonë për AIM-n nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se amendamenti i propozuar për ligjin e lartpërmendur, i cili mund të prezantojë, ndryshojë dhe të përfundojë masat kufizuese bazuar në “aktet ligjore të Shteteve të Bashkuara dhe aktet ligjore të Mbretërisë së Bashkuar” ishte në kundërshtim me rendin kushtetues dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Drejtësisë konsideron se vendosja e masave kufizuese me vendim të Qeverisë në bazë të dyshimeve nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin penal në përgjithësi.

Qeveria dje njoftoi se Propozimi për ndryshimin e Ligjit për masat kufizuese është tërhequr nga procedura parlamentare për shkaqe administrative dhe shtoi se pritet të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të qeverisë ku duhet të jepet miratimi i ri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit