Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot në Shkup zyrtarisht do ta shenojë fillimin e fushatës së madhe informative në terren për Instrumentin IPARD për ndihmë paraqasëse për zhvilim rural, me prezantim të rezultateve nga programi i deritanishëm IPARD 2 dhe mundësitë e reja, që vihen në dispozicion përmes programit IPARD 3.
Siç njoftojn nga MBPEU, në ngjarje do të ketë fjalim ministri dikasterial Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski.
IPARD janë mjete financiare nga BE-ja, të cilët, përmes disa masave dedikohen për mbështetje për zhvillim dhe investime në rajonin rural.