Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeMbi 21 milionë euro kompanitë e sigurimeve përfituan nga shitja e “kartonit...

Mbi 21 milionë euro kompanitë e sigurimeve përfituan nga shitja e “kartonit të gjelbërt”

Në Maqedoni vitin e kaluar janë siguruar gati 700 mijë automjete. Prej tyre, çdo i treti kishte një karton jeshil për jashtë vendit.

Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, gjatë vitit të kaluar janë lëshuar gjithsej 260 815 kartona të gjelbër. Për këtë shoferët investuan në kompanitë e sigurimeve mbi 21 milionë euro.

Ende nuk ka një vendim nëse vendi do të kalojë në modelin evropian të një primi të vetëm sigurimi, ku do të përfshihet edhe kartoni i gjelbër, edhe para hyrjes në Bashkimin Evropian.

Një ndryshim i tillë i mundshëm do ta bëjë më të shtrenjtë regjistrimin e automjeteve, sepse në çmim do të përfshihet sigurimi i autopërgjegjësisë dhe shuma për kartonin e gjelbër.

Kjo do të thotë se të gjithë do të paguajnë për një karton të gjelbër, si ata që udhëtojnë jashtë vendit, ashtu edhe ata që nuk largohen nga vendi.

Autoritetet njoftuan se do të marrin një vendim përfundimtar deri në fund të vitit 2023. Edhe pse viti ka kaluar, Ministria e Financave nuk bën me dije se ku ka ngecur puna. Nga atje vitin e kaluar thanë se duke qenë se modeli i ri do të sjellë kosto më të larta për qytetarët, po bëhen analiza të kujdesshme.

Informacioni që qarkullonte në publik ishte në drejtimin që nëse do të miratohej ky model, kartoni i gjelbër do të ishte më i lirë se tani. Një pjesë e qytetarëve u shprehën të lumtur, por një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve që nuk dalin jashtë shtetit reaguan dhunshëm se është e palogjikshme që dikush të paguajë diçka që nuk i duhet.

Aktualisht, kartoni i gjelbër për automjetet e udhëtarëve deri në 66 kilovat është rreth 3.700 denarë në vit, ndërsa për ata mbi 66 kilovat çmimi është mbi 5.500 denarë.

Në baza mujore deri në 66 kilovat është 1.850 denarë, e mbi atë rreth 3 mijë denarë. Me këto çmime Maqedonia mban rekordin në rajon.

Serbia, BeH, Shqipëria, Sllovenia dhe Greqia i janë bashkuar tashmë vendeve të BE-së ku kartoni i gjelbër është i integruar në çmimin e regjistrimit të automjeteve.

Në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm në komunikacion shkruhet se primi e vetme parashikohet të fillojë të aplikohet kur vendi të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit