Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaSportMarku e humb luftën kundër Kongos në O2 Arena

Marku e humb luftën kundër Kongos në O2 Arena

Florian Marku e ka humb luftën kundër Chris Kongo në O2 Arena në Londër.

Pas 10 raundeve të zhvilluara, gjyqtarët i dhanë fitoren Kongos, që sipas tyre ishte më i mirë.

Raundet e para ishin mjaftë të barabarta, me Kongon që mbrohej më mirë, duke e lënë “Mbretin Shqiptar” të sulmonte.

Megjithatë, situata nisi të ndryshojë në raundet 4-6 pasi Marku nisi të zemërohej duke humbur qetësinë, e si pasojë britaniku edhe përfitoi nga gabimet e Markut.

Në fakt, Marku ishte i pafat shkaku i disa goditjeve pas koke – gjyqtari ia hoqi një pikë.

Në fund, gjyqtarët e shpallën fitues Kongon, ku dy prej tyre dhanë votat për britanikun, ndërsa vetëm njëri mbështeti Markun.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit