Tuesday, February 17, 2026
spot_img
BallinaLajmeMaqedonia triumfon me stil – fitore të thellë 5:0 ndaj Lihtenshtajnit dhe...

Maqedonia triumfon me stil – fitore të thellë 5:0 ndaj Lihtenshtajnit dhe rikthim në majë të grupit!

Futbollistët e Maqedonisë e përmbushën premtimin e tyre me një paraqitje brilante që gëzoi jo vetëm ta, por edhe gjithë tifozët e vendit, njofton TV21.

Maqedonia shënoi një fitore të jashtëzakonshme, duke mposhtur Lihtenshtajnin me rezultatin e pastër 5:0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në pjesën e parë, pavarësisht shumë rasteve të krijuara, vetëm Elmas arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, duke i dhënë epërsinë 1:0 Maqedonisë. Por, ajo që veçoi këtë ndeshje ishte dominimi i plotë në pjesën e dytë, ku shënuan edhe katër gola të tjerë: Bardhi (52’), Çurlinov (56’), Qamili (82’) dhe Stankovski (90’).

Veçanërisht vlen të përmendet paraqitja e Qamilit, i cili me golin e tij në minutën e 82-të tregoi klas dhe shkathtësi të lartë, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në rezultatin përfundimtar dhe duke treguar se është një element kyç në skuadër.

Me këtë fitore të madhe, Maqedonia u rikthye në krye të tabelës, duke lënë pas ekipe si Uellsi dhe Belgjika, që sonte do të luajë me Kazakistanin, që është në vendin e katërt.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 10 tetor në transfertë ndaj Belgjikës, ndërsa më 13 tetor do të presin Kazakistanin në Shkup.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara