Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteMaqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të...

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord dje në një takim të nivelit të lartë në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Në takimin e nivelit të lartë morën pjesë zëvendësministri bullgar për transport dhe lidhje Biser Minçer, sekretari shtetëror në Ministrinë e transportit të vendit Stefan Velkovski, drejtori i infrastrukturës hekurudhore të Maqedonisë së Veriut Sinisha Ivanovski dhe përfaqësues të Komisionit të BE-së, Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit.

Të dy vendet, sipas deklaratës, ranë dakord të zhvillojnë dialog të rregullt të nivelit të lartë dhe të krijojnë një grup të përbashkët pune për Korridorin 8.

“Përveç kësaj, ministritë përkatëse do të punojnë për gjetjen e një zgjidhje teknike të koordinuar për ndërtimin e pjesës ndërkufitare të Korridorit. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mirëpresin gjithashtu mbështetjen e Koordinatorit të Korridorit Evropian për Ballkanin Perëndimor – Mesdheun Lindor dhe Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit për avancimin e Korridorit 8”, thuhet në deklaratë.

Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat thekson rëndësinë e Korridorit 8, duke theksuar se është një lidhje hekurudhore kritike për të gjithë rajonin dhe BE-në, e cila do të sjellë transferim më të shpejtë të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe rritje të lëvizshmërisë, qasjes në treg dhe konkurrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni mirëpret riafirmimin e angazhimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin 8, që tregon gatishmërinë për bashkëpunim rajonal që është thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve. Pjesa lindore e Korridorit 8 lidh Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe është pjesë e Ballkanit Perëndimor – korridori evropian i Mesdheut Lindor dhe projekti kryesor i Portës Globale të BE-së. Me ndihmën financiare të BE-së për përgatitjen e projekteve dhe bashkëfinancimin e investimeve sipas Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përmirësojnë linjat ekzistuese dhe po ndërtojnë hallkat që mungojnë përgjatë Korridorit”, thuhet në deklaratë. 

Ndryshe, ndërtimi i hekurudhës për Bullgarinë në periudhën e kaluar ishte një rast për tensione të tjera mes Sofjes dhe Shkupit. Kjo erdhi pasi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit i vendit, Aleksandar Nikoloski, haptazi kundërshtoi vazhdimin e ndërtimit të seksionit të tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair), duke akuzuar Bullgarinë se nuk ka projekt për korridorin.

Deklaratat e tij, përveç Sofjes, morën reagime edhe nga i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili shprehu shqetësimin se qeveria e re në vend ka humbur interesin për zbatimin e projektit dhe se në vend të këtij korridori, prioritet i jepet Korridorit 10 në Shkup që lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Por, kryeministri Hristijan Mickoski më 7 tetor në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij serb Millosh Vuçeviq, i cili ishte për vizitë zyrtare në vend, tha se Korridori 8 mbetet prioritet i Qeverisë së Maqedonisë.

Me të njëjtin rast, ai paralajmëroi takimin e nivelit të lartë në Bruksel, mes përfaqësuesve nga Bullgaria dhe palës sonë, në të cilin, siç tha ai, do të vendoset e ardhmja e projektit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, së fundmi në një intervistë për “360 gradë” ka konfirmuar se tenderi për realizimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë ka dështuar – si për mbikëqyrje ashtu edhe për performancë.

Të pyetur se çfarë do të thotë kjo, zëvendëskryeministri dhe ministri u përgjigj:

“Kjo do të thotë që unë mendoj se duhet të ulemi me Bullgarinë, do të ulemi edhe nesër, por mendoj se ata do të duan të përfundojnë zgjedhjet atje dhe të formojnë një qeveri politike, le të bëjmë një projekt së bashku, të shohim nëse kjo linjë është më e mira, të shohim nëse ka një linjë më të mirë, mendoj se ka edhe mundësi që bashkërisht të bëjmë një projekt, bashkërisht të gjejmë financim dhe ta tenderojmë bashkërisht. Kjo është logjika e vetme. Nëse bëjmë veç ne, veç Bullgaria, nuk do të përfundojë kurrë, nëse veprojmë së bashku si vende fqinje sepse kufijtë janë një gjë artificiale, atëherë mendoj se do të realizohet absolutisht”.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2023 në faqen e internetit të BE-së është publikuar tenderi për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës nga Kumanova deri në kufi me Bullgarinë (Deve Bair), si pjesë e Korridorit 8. Bëhet fjalë për seksionin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa ndërtimi i dy pjesëve të mbetura nga Kumanova në Beljakovc dhe nga Beljakovca në Kriva Pallankë është ende në proces.

Deri më tani nuk ka asnjë projekt tjetër në Maqedoninë e Veriut që të ketë marrë fonde kaq të mëdha nga BE-ja për zbatimin e tij. Por, së bashku me fondet, vazhdimisht ka kritika nga autoritetet evropiane për shpejtësinë e realizimit të hekurudhës drejt Bullgarisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit