Maqedonia e Veriut njihet si vendi më problematik në rajon që deri në këtë periudhë që pas pavarësisë, 1991, nuk ka pasur probleme vetëm me Shqipërinë dhe Kosovën, dy shtete që udhëhiqen nga shqiptarët. Por, çuditërisht për maqedonasit vazhdojnë të jenë shqiptarë “therrë në sy”. Ndryshe, vendi ka pasur probleme me Serbinë për sa i përket Kishës Ortodokse, me Greqinë probleme me emrin, dhe me Bullgarinë probleme me identitetin. Në këtë rast kur një shtet ka probleme me shumë shtete me automatizëm kuptohet që problemi qëndron te shteti ynë. Sepse, nuk ka kuptim logjik gjitha shtetet tjera të jenë fajtore, sidomos kur po flasin për shtetet fqinjë. Pas marrëveshjes me Greqinë, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit të saj në Maqedoni të Veriut dhe njohjes së Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe, më 24 maj, Maqedonia e Veriut shpreson ta zgjidhë shpejt edhe kontestin me Bullgarinë. Ky kontest ka të bëjë me gjuhën, identitetin, të kaluarën historike dhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Por, ajo që krijon habi është fakti se ende pa mbyllur një problem deklarata dhe ide të pa mirë menduara që lëshohen nga politikanët maqedonas hapin probleme të reja. E fundit është ideja që himni maqedonas të intonohet në çdo shkollë të vendit, e nga politikbërësit shqiptarë nuk kanë qëndruar të heshtur ndaj kësaj ideje me çka kërkohet ndryshimi i himnit të shtetit, shkruan Zhurnal.
Një problem mbyll, hap një tjetër, maqedonasve tani po u kërkohet të ndryshohet edhe himni –
Maqedonia e Veriut, bën përpjekje të vazhdueshme që t’i zgjidhë të gjitha kontestet me shtetet fqinje, që e kanë shoqëruar këtë vend që nga pavarësia e tij në vitin 1991. Pas marrëveshjes me Greqinë, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit të saj në Maqedoni të Veriut dhe njohjes së Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe, më 24 maj, Maqedonia e Veriut shpreson ta zgjidhë shpejt edhe kontestin me Bullgarinë. Ky kontest ka të bëjë me gjuhën, identitetin, të kaluarën historike dhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Por, zgjidhja e një kontesti dhe vazhdimi me hapjen e kontesteve të reja duket që është një rrugëtim pa fund. Dhe, kjo në të vërtetë krijon edhe habi se si ka mundësi politkbërësit maqedonas të jenë të pa formësuar mjaftueshëm dhe të krijojnë probleme të reja që nuk i shërbejnë në fakt askujt.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kërkon që të obligohen të gjitha shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut. Pas Komunës së Aerodromit, tashmë edhe komuna e Gazi Babës ka miratuar vendimin që procesi mësimor në shkollat në këtë Komunë të nis me intonimin e himnit kombëtar. Sipas komunave, qëllimi është të krijohet shprehi tek fëmijët që të kenë respekt dhe dashuri për atdheun që në moshë të vogël.
E ndaj kësaj kërkese të çuditshme e kryekëput nacionaliste ka reaguar, Bilall Kasami, nga Lëvizja Besa i cili tha se himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik dhe të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut prandaj edhe nuk mund të intonohet në komunat me shumicë shqiptare. Por, një gjë duhet të sqarohet se himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqiptare dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Çdo shkollë që ka edhe vetëm një nxënës shqiptarë edhe aty duhet të jehojë himni shqiptarë. Ndërkaq, kreu i VMRO-së dhe kryetarët e komunave nga kjo parti mund ta intonojë himnin maqedonas çdo mëngjes madje edhe të dielave në oborret e shtëpive të tyre.
Billall Kasami përsëri kërkon të ndryshohet himni i Maqedonisë, himni duhet të reflektoj realitetin multietnik –
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishte i ftuar në Klan Debat, i cili edhe një herë ka komentuar deklaratën e tij për sa i përket intonimit të himnit nëpër shkolla.
“Ose do të ndryshoj himni dhe do të reflektoj realitetin multietnik të shtetit, ose nëse mbetet himni i tillë që përfaqëson komunitetin maqedonas, ne do kërkojmë në komunat shqiptare të intonohet himni shqiptar. Nuk do të ketë qeveri që do të diskriminoj shqiptarët”, ka thënë Kasami.
Dhe, nga deklarata e Kasamit kuptohet fakti që shqiptarët nuk janë të pa përfaqësuar por ka politikanë të cilët i përgjigjen në mënyrë të duhur edhe ideve katastrofale që dalin nga politikanë maqedonas. Dhe, tani në këtë situatë në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut më e pakta dhe më e pa qëlluara ka qenë kjo ide që nuk shpien askund.
Maqedonasit me këso veprime po i hapin problemeve vetes dhe popullit të tyre që përfaqësojnë, pasi ende pa u zgjidhur kontesti me Bullgarinë për çështjen e identitetit po qarkullojnë kërkesa për ndryshim të himnit. Dhe, në këtë situatë si do të ndihen fëmijët maqedonas për sa i përket identitetit të tyre, kur në të njëjtën kohë u kërkohet të ndryshojnë gjithçka. Nuk ka kurrfarë kuptimi e nevoje të luhet akoma me karta nacionaliste e etnocentriste me të cilat po vepron VMRO-ja dhe e Majta e Apasievit. Në fakt, ata edhe mund të luajnë por humbjen e kanë të garantuar, dhe do të vije koha se nuk do të kenë çfarë të humbin apo çfarë të ndryshojnë.
Megjithatë, një gjë duhet të sqarohet se nëse çështja e himnit bëhet zyrtare në të gjithë shtetin, himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqipe, dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Pasi ka komuna të shumta në të cilat shqiptarët nuk janë shumicë por që ka numër të madh të shkollave shqipe për të plotësuar nevojat e shqiptarëve dhe në këtë kontekst gjithkund ku mësohet shqip duhet të intonohet himni shqiptarë.