Sunday, February 15, 2026
spot_img
BallinaLajmeMAPAS njofton modele të reja për pagesën e pensioneve dhe futjen e...

MAPAS njofton modele të reja për pagesën e pensioneve dhe futjen e multifondeve

Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS njofton se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen modele të reja për pagesën e pensioneve si dhe masa shtesë për përmirësimin e sistemit pensional. Për këtë qëllim, janë formuar disa grupe pune që tashmë po punojnë në agjendën reformuese.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Remzi Bajrami, theksoi se roli i Agjencisë si rregullator është të sigurojë një sistem pensional të qëndrueshëm, transparent dhe afatgjatë, si edhe informacione të sakta dhe të kuptueshme për opinionin publik. Bajrami vuri në dukje se edukimi financiar do të jetë një nga prioritetet kryesore në periudhën e ardhshme, pasi përbën parakusht kyç për suksesin e reformave.“Vetëm një qytetar i informuar mund të njohë përfitimet e pjesëmarrjes në shtyllën e dytë dhe të tretë dhe të marrë vendime që fuqizojnë sigurinë e tij financiare,” theksoi Bajrami, duke nënvizuar rëndësinë e mediave si partner kyç në sigurimin e informacioneve të sakta dhe në ndërtimin e besimit në sistem.Anëtari i Këshillit të ekspertëve, Darko Sazdov, theksoi se në periudhën e ardhshme pritet të futen modele të reja të pagesës së pensioneve, si dhe të zbatohet sistemi i multifondeve në sigurimin pensional me financim kapital. Ai shtoi se Qeveria ka formuar tashmë grupe pune që po punojnë për mundësitë e investimit përmes multifondeve dhe për përmirësimin e modeleve ekzistuese të pagesës.Sipas Sazdovit, pagesa masive e pensioneve nga shtylla e dytë pritet të nisë rreth vitit 2030, ndërsa deri në vitin 2040numri i pensionistëve të kësaj shtylle mund të arrijë në 12 deri 13 mijë persona.Ai theksoi se po shqyrtohen opsione për anuite mujore, modele të kombinuara dhe mekanizma të tjerë për uljen e rrezikut për anëtarët. Aktualisht në sistem janë akumuluar rreth tre miliardë euro, që përbëjnë 17 për qind të BPV-së, ndërsa janë të përfshirë 626 mijë anëtarë, ose 77 për qind e popullsisë aktive në tregun e punës.“Multifondet do të mundësojnë investim sipas moshës – portofol më dinamik për të rinjtë, të balancuar për gjeneratën e mesme dhe më konservativ për personat mbi 60 vjeç,” tha Sazdov, duke shtuar se po shqyrtohen edhe modele të reja për pagesë përmes kompanive të sigurimeve, të cilat kërkojnë koordinim me Qeverinë.

.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara