Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të ketë një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me 840 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Illyrian TSX nga Arrera po konsiderohet makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi.
Vlen të theksohet se Qëndrim Thaqi është themelues i Arrera Automobili dhe tani është gati për të promovuar projektin e tij madhor, supermakinën Illyrian Pure Sport.
Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare dhe tani ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e tij.
Illyrian Pure Sport do të jetë makina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë e Lamborghin Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.