Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se të paktën 3 mijë njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit që nga 7 tetori. Të paktën 940 fëmijë dhe 1032 gra janë vrarë, thuhet nga zyra e mediave e qeverisë Hamas.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tri ditë zie pas shpërthimit vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës.
Sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit vrau më shumë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe rezultoi po ashtu me 200 të zënë rob në Gaza.
Që atëherë, militantët e Hamasit në Gaza kanë lëshuar raketa çdo ditë, duke shënjestëruar qytete në të gjithë Izraelin./The Guardian