Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeLSDM: VMRO qëndron pas të gjitha vendimeve të Kasamit në Tetovë

LSDM: VMRO qëndron pas të gjitha vendimeve të Kasamit në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Këshilli Komunal i VMRO-DPMNE-së nga Tetova po bashkëpunojnë shumë mirë, por jo në interes të qytetarëve dhe në zgjidhjen e sfidave në komunë, por për interesa partiake, akuzojnë nga LSDM.

“Dëshmi për bashkëpunimin e ngushtë dhe pëlqimin e ndërsjellë të të gjitha vendimeve në Tetovë mes kryetarit Kasami dhe VMRO-DPMNE-së, janë pothuajse gjysma e pozitave drejtoreshë dhe drejtuese në Komunën e Tetovës, të cilat i kryejnë kuadri i Hristijan Mickoskit, përfshirë sekretarin e komunës funksioni i dytë më i rëndësishëm komunal”, shtojnë nga atje.

Sipas LSDM-së, qëllimi i tyre është nxitja e nacionalizmit dhe përçarjeve fetare mes qytetarëve.

“Këto janë politika destruktive të VMRO-DPMNE-së që përçajnë popullin dhe e tërheqin vendin prapa. VMRO-DPMNE qëndron pas të gjitha vendimeve të dëmshme të Kasamit në Tetovë”, thuhet në kumtesën e stme të LSDM-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit