OBRM-PDUKM është kapur në një aferë të re me blerjet e diskutueshme publike të makinerive me çmime astronomike, dhjetëra mijëra euro mbi ato reale, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Dokumentet e bashkangjitura tregojnë se komuna e Manastirit dhe komuna e Velesit, të menaxhuara nga OBRM-PDUKM, kanë marrë secila nga një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal dhe jo dy siç kanë gënjyer nga OBRM-PDUKM.
Në specifikim thuhet qartë se Komuna e Manastirit e ka blerë makinën për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, edhe pse një makinë e tillë mund të blihet për 2-3 mijë euro.
Diferenca në çmim është sa 47 mijë euro”, akuzojnë nga LSDM.
Komuna e Velesit, shtojnë nga atje, ka blerë të njëjtën makinë nga e njëjta kompani për një shumë astronomike prej 42 mijë euro. Çmimi është 40.000 euro më i lartë se ai real.