Partia maqedonase në pushtet LSDM, pas votimit të qeverisë teknike thotë se kanë mbetur edhe 99 ditë deri në humbjen tjetër zgjedhore të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.
Nga LSDM thonë se me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në nuk ka të ardhme dhe as anëtarësim në BE.
“Ofrojnë tmerr, kthim në izolim, pasiguri, krim, korrupsion, përçarje mes qytetarëve, paga dhe pensione të ulëta. LSDM ofron paga më të larta, pensione, ulje të taksave për popullin, me LSDM-në e ardhmja evropiane është e sigurt me identitet të mbrojtur maqedonas. Kjo është zgjedhja para qytetarëve.
“Prandaj, në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike do të fitojë fronti evropian i udhëhequr nga LSDM. Dhe në 9 maj, Ditën e Evropës, Fronti Evropian do të shpallë formimin e një Qeverie të re pro-evropiane që do të sigurojë anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, thonë nga LSDM.