Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLloga reagoi ndaj deklaratës së Deskoskës: Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për...

Lloga reagoi ndaj deklaratës së Deskoskës: Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për drejtësinë

Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për drejtësinë. O TEMPORA; O MORES!, shkroi në Fejsbuk ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, pas dekalratës së profesoreshës dhe ish-ministre e Drejtësisë, Renata Deskoska se Raporti i KE-së për gjyqësinë duhet ta aktivizojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin gjyqësor, dhe jo të zhvendoset përgjegjësia.

“Raporti i BE-së për përparimin e çdo vendi kandidat për anëtarësim është “dëftesë” me vlerësime për institucionet. Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesën më të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor në vitin e kaluar. Ndërsa ky vlerësim, nuk kemi dyshime se është objektiv. Ai më realisht flet për sukseset dhe dështimet tona, jo se si dukemi ne në pasqyrë apo si na shohin apo vlerësojnë paraardhësit tanë, ndjekësit apo konkurrentët politikë, shkroi Deskoska.

Kjo, sipas saj, duhet ta aktivizojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin gjyqësor për rishqyrtim të rolit të vet në tejkalimin e gjendjeve. Dhe kërkimi i zgjidhjeve, siç potencoi Deskoska, nuk duhet të jetë në stilin e “zhvendosjes së përgjegjësisë”. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit