Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, i cili në një paraqitje televizive dha indikacione se ASH-ja do të përçahet, përcjell TV21. Lloga thotë se Mickoski është në ëndrrën e vjetër të Gruevskit, dhe shprehet se është i bindur se në ASH nuk ka persona që dëgjojnë VMRO-në.
“Ëndrra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve. Nuk e kishte atë kënaqësi, u përpoq më 27 prill por dështoi. Mbetja e Gruevskit mund të jetë ende duke ëndërruar, por ai gjithashtu e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të dpmne-së në Aleancën për Shqiptarët”, shkroi Lloga në reagim.