Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-Е V) nga mesnata ulet për 2,00 denarë, i benzinës EUROSUPER BS-95 për 1,00, ndërsa i EUROSUPER BS-98 për 1,50 denarë për një litër, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.
Çmimi i ri i EUROSUPERDIZEL BS (D-E V) do të jetë 69,00 denarë, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,00, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 82,00 denarë për një litër.
Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshon dhe mbetet 68,00 denarë.
Për 0,362 denarë lirohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 41,075 denarë.