Lirik Behluli arriti te bëjë publikimin shkencor në fushën e ‘Gjenetikës’, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC),
Bëhet fjalë për preshevarin Lirik Behluli, i cili bëri zbulimin shkencor në Gjenetikë në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke.
Lirik Behluli nga Presheva arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e Gjenetikës, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike.
Kërkim shkencor në të cilin ka kontribuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhëna gjenetike. Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.
Zbulimi përfshin se në cilat specie, më saktësisht është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.
Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke. /Albinfo.ch