Lëvizja Demokratike do të vendoset me seli te QT Mavrovasja.
Partia e re e Izet Mexhitit tashmë ka bërë marrëveshje për të shfrytëzuar zyrat e punës ku do të zhvillojë aktivitetet partiake, njofton TV21.
Vlen të theksohet se më herët këto hapësira janë shfrytëzuar nga Bekim Neziri, i cili tani është kryetar dege i BDI-së në Cair.
Ndryshe Izet Mexhiti më 13 gusht pritet edhe zyrtarisht ta themelojë partinë e re Lëvizja Demokratike.