Lëvizja BESA mbajti Kuvendin e degës në Çair ku për kryetar u zgjodh Astrit Iljazi.
Ja njoftimi i kësaj partie:
“Në një atmosferë impozante, sonte në Çair u mbajt kuvendi i degës së Lëvizjes BESA, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar Astrit Iljazi. Kuvendarët votuan një zëri për Astrit Iljazi, i cili nga sot do të kontribojë në forcimin e Lëvizjes si dhe do të kontribojë në fitoren e Opozitës Shqiptare. Lëvizja BESA vazhdon me përforcimin e rradhëve të saja, duke inkuadruar kuadro të reja dhe duke u konsoliduar në të gjithë territorin me njerëz që duan ndryshimin”, thekson Lëvizja BESA.