Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja BESA: Korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit është fytyra e vërtetë e...

Lëvizja BESA: Korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit është fytyra e vërtetë e pushtetit

Korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit, mbeten fytyra e vërtetë e pushtetit të udhëhequr nga BDI dhe LSDM.

Sado që ky pushtet përpiet të mashtroj qytetarët me maskën e ashtuquajturin “Fronti Europian”, institucionet vendase por edhe ato ndërkombëtare për çdo ditë ia heqin këtë maskë dhe ia shfaqin fytyrën e vërtetë. Pra ia nxjerrin në shesh korrupsionin.

Raporti i “Transparency international” ia dha edhe një grusht, BDI-së dhe partnerit të saj LSDM. Imagjinoni, në renditjene Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit, Maqedonia është në vendin e 76-të dhe qëndron bashkë me  Hungarinë, Moldavinë, Trinidadi dhe Tobagos si dhe  me Burkina Fasos.

Po e njëjta organizatë, sqaron se pikërisht deputetët e pushtetit, i ndihmojnë Qeverisë që të rrisë edhe më tepër korrupsionin, duke i theksuar nryshimet në Kodin penal, të bëra vititn e kaluar, të cilat ulin kohën e vjetërsimit të lëndëve gjyqësore.

Me pak fjalë, kjo është BDI-ja, kjo është LSDM-së dhe ky është pushteti, i cilin nuk do të mbahet mend, për investime në infrastrukturë, në arsim, në zhvillim ekonomik. Por do të mbes në histori si pushteti i krimit dhe korrupsionit.

Por fundi do tu vijë së shpejti, 8 maji po afrohet dhe këtij pushteti nuk do i bëjnë punë maskat me të cilat përpuqen ta mbulojnë fytyrën e korruptuar të tyre. Pasi ato maska u kanë rënë moti dhe qytetarët do i dënojnë me dorën e tyre.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit