Friday, November 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja Besa “gozhdon” Ejup Rustemin: Për 20 vite nuk është në gjendje...

Lëvizja Besa “gozhdon” Ejup Rustemin: Për 20 vite nuk është në gjendje një autostradë prej 2 km të ndërtojë

Rruga Shkup-Bllacë me plotë të drejtë, ky korridor që lidh Shkupin dhe Prishtinën ka filluar të quhet rruga e vdekjes.

90% do të duhej të ishin kryer, por deri më tani janë realizuar rreth 65% e punëve për dy kilometrat e para të rrugës Shkup-Bllacë.

Tragjedinë e familjes Pacolli që ndodhi disa ditë më parë, familja fillimisht përjetoi 24 orë tmerri duke pritur informacion për tre familjarët e zhdukur në ujërat e lumit Lepenec, që në fund të vijë edhe lajmi tragjik për vdekjen e tyre.

Nga Lëvizja Besa për Agjencin Zhurnal thonë: “Shembulli më i mirë për paaftësinë e BDI së dhe funksionarëve të saj është pikërisht autostrada Shkup-Bllacë. Paturpësisht disa herë kanë promovuar fillim të punimeve dhe rruga asesi të bëhet, e nga ana tjetër promovojnë projekte megalomane si korridori 8 dhe 10d, të cilat sigurisht do ta kenë fatin e austostradës Shkup Bllacë.

Lëvizja BESA për 1 vit e gjys sot hapi Bulevardin Bllagoja Toska që tetovarët e prisnin që 20 vite ndërkaq BDI për 20 vite nuk është në gjendje një autostradë prej 2 km të ndërtojë. Ky është dallimi.

BDI është shndërruar në asocim të shkatërrimit në të gjitha sferat jetës dhe sa më parë duhet të shkoj në opozitë, sepse nga paaftësia e tyre jo vetëm që shpërngulën rininë në migrim por ka filluar të humbin jetë edhe qytetarë të pafajshëm.”, thekson për Zhurnal nga Lëvizja Besa

Në mars të vitit 2021, drejtori i Ndërmarrjes Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi premtoi se në këtë mandat kjo rrugë do të jetë e kompletuar. “Deri në fund të mandatit kjo rrugë do të përfundojë” është shprehur Ejup Rustemi.

Në disa kalimtar për Zhurnal thonë se “Po të ishte asfaltuar rruga Rruga Shkup-Bllacë, nuk do të ndodhte aksidenti në Lepenc. Rrugët e pandërtuara marin viktima të pafajshme, Rruga vende vende nuk ka as barrikada mbrojtëse, që është rrezik shtesë për vozitësit, kurse është edhe rrugë që nuk ka as sinjalizim të mjaftueshëm”, shkruan Zhurnal.

Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës tashmë kanë humbur shpresat se rruga do rregullohet në afat më të shkurtër dhe u kanë mbetur vetëm lutjet te Zoti, sepse me premtime janë stërngopur.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit