Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja BESA – Dega Tearcë: Komuna e Tearcës vazhdon me avazin e...

Lëvizja BESA – Dega Tearcë: Komuna e Tearcës vazhdon me avazin e vjetër – nuk ndan mjete për investime kapitale

Edhe pse komuna e Tearcës dy vite është me kryetar të ri, ajo vazhdon të praktikoj avazin e vjetër dhe vazhdon të mos funksionoj ashtu siç duhet. Fillimisht, propozim programet çdo vit janë të njëjta, duke e bërë vetëm copy paste dhe duke mos ndryshuar asgjë. Fatkeqësisht, buxheti për vitin 2024 është vetëm për rroga dhe se në brendësi nuk ka asnjë mjet të destinuar për investime kapitale në të mirën e banorëve të Tearcës.
Kjo garniturë komunale nuk shfaq aspak interesim për të konkurruar në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe të shfrytëzoj në mënyrë efikase fondet e BE-së. Kjo tregon se komuna nuk ka administrate efikase, të paktën për të fituar një projekt të vogël për rregullimin e infrastrukturës arsimore.

Me keqardhje konstatojmë se edhe ky buxhet nuk ka asgjë për qytetarët, duke patur parasysh se komuna shpenzon 8 milion denarë për punësime me kontratë në vepër dhe kjo tregon ngarkesën që ia krijojnë buxhetit komunal, edhe duke e ditur se Tearca është komunë rurale dhe ka një buxhet të vogël vjetor.

Ne, këshilltarët e Lëvizjes BESA vlerësojmë se avazi i njëjtë po vazhdon dhe për këtë janë bindur qytetarët dhe në zgjedhjet e ardhshme fituese do të jetë Lëvizja BESA, sepse ka program dhe platformë të qartë në menaxhimin e institucionit dhe shfrytëzimin e parasë publike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit