Partia Levica do ta propozojë profesoreshën Biljana Vankovska si kandidate për presidente. Ditëve në vijim do të fillojë mbledhja e 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës. Kreu i partisë Levica, Dimitar Apasiev tha se në garën presidenciale subjekti i tij futet me kandidatin më të përgatitur dhe që sipas tij ka gjasat më të mëdha për të qenë presidente e ardhshme. Ndërkohë Vankovska tha se në garën për presidente nuk do të jetë vetëm numër por do të dëshmon dallimin me siç thotë vlerat e saj akademike dhe politike krahas kandidatëve të tjerë.
“Shumë nga ju mbase mbani mend kohën kur flitej se po e hape edhe frigoriferin, do të ju dal aty profesoresha Vankovska. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, më keni parë në lëvizje të ndryshme, protesta dhe aktivitete”, tha Biljana Vankovska, Pprofesoreshë.