Strukturat ilegale kanë aktivizuar alarmin rreth orës 12:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në të njëjtën kohë mësohet se alarmi është aktivizuar edhe në tri komuna t tjera veriore.
Qytetarë me numër të vogël janë tubuar rreth objekteve komunale në Zubim Potok dhe Zveçan, ndërsa nuk dihet arsyeja e tubimet e tyre.
KosovaPress ka provuar ta kontaktojë zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka qen i pa qasshëm.