Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLEN: Kjo që po ndodh me nxënësit shqiptarë në Çashkë, është diktatoriale

LEN: Kjo që po ndodh me nxënësit shqiptarë në Çashkë, është diktatoriale

Lidhja Evropiane për ndryshim e cilëson si skandaloze, komuniste dhe diktatoriale gjithçka që po ndodh lidhur me paralelen shqipe në Çashkë. Partitë opozitare shqiptare kërkojnë që BDI të shfrytëzojë kompetencat për të ndërmarrë masa. LSDM-së I kujtojnë konceptin shoqëri e barabartë dhe I bëjnë thirrje të mos sillet, siç thonë, me dyfytyrësi, ndërsa ftojnë edhe VMRO-DPMNE-në që të mos bëjë nxitje për protesta dhe thirrje nacionaliste.

“LEN kërkon nga Ministri i Arsimit, i cili bashkë me zëvendëskryeministrin janë kuadër të BDI-së që të mos qahen nëpër intervista sikur të ishin qytetarë të thjeshtë, por urgjentisht t’i shfrytëzojnë kompetencat dhe të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit. I bëjmë apel LSDM-së që të mos vazhdojnë dyfytyrësinë e saj siç bën me dekada, nga njëra anë shet konceptin shoqëri të barabartë për të gjithë, nga ana tjetër nxjerr deputetët e saj në protesta kundër paraleleve shqipe. Sepsen ë këtë situatë ku deputetët e saj janë pjesë e thirrjeve shoviniste kundër arsimit shqip, është tregues se Maqedonia e Veriut nuk ec përpara por po kthehet në ish Jugosllavi ose në Serbi te miku i Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit, Aleksandar Vuçiç”, tha Validin Ademi, Lidhja Evropiane për ndryshim.

Ministri I Arsimit dhe Shkencës thotë se fëmijët do të vazhdojnë të mësojnë shqip, pavarësisht bojkotit të mësimit nga ana e prindërve të nxënësve maqedonas. Shaqiri tha se nuk do të pranojë propozimin e këshillit të prindërve në Çashkë, që fëmijët shqiptarë të mësojnë në komunën e Velesit. Ai shtoi se deri në ndërtimin e një shkolle apo zgjidhjen e problemit në mënyrë afatgjatë, nxënësit e klasës së parë do të mësojnë në Çashkë.

“Përderisa këshilli I prindërve, komuna, pushteti lokal, nuk e pranon që deri në zgjedhjen, qoftë ndërtimin e një shkolle, afër në një vendbanim tjetër, mu brenda komunës së Çashkës…deri në zgjedhjen e ndërtimit të një objekti të ri, ata duhet ta pranojnë se ata fëmijë do të mësojnë në gjuhën e tyre që ua garanton kushtetuta, ndërsa oferta propozimi për të kaluar në një komunë tjetër, unë e shoh si një qëndrim të njëanshëm”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit për të tretën javë me rradhë po bojkotohet mësimi nga ana e prindërve të nxënësve maqedonas .Përveç, shfuqizimit të paraleles shqipe për klasën e parë, protestuesit kërkojnë rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshes dhe Këshillit të prindërve. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit