Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeLEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

Ndërkohë Lidhja Evropiane për Ndryshim thotë se BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ. Opozita shqiptare thekson se është pro që të ketë kryeministër shqiptarë. Por kundër kryeministrit shqiptar është vetë BDI, e cila mundësinë e humbi katër vite më parë kur i mashtroi shqiptarët që ta votojnë Naser Ziberin, ndërsa BDI e votoi në Kuvend për kryeministër Zoran Zaevin e më pas Dimitat Kobaçevskin. LEN vlerëson se BDI-së nuk i interesojnë pozitat e larta shtetërore për të punuar në interes të shqiptarëve dhe të shtetit, por vetëm për të manipuluar opinionin dhe për të vjedhur, e për të sjellë investitor për kazino e bastore nga Serbia dhe Rusia. Sipas opozitës me kryeministrin teknik, BDI mashtron dyfish shqiptarët. BDI sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim ka propozuar kandidat për kryeministër shqiptar një person i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për të organizuar zgjedhjet. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit