Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot doli me akuzën se Zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë qeverisjes katërvjeçare ka investuar 25 milion euro në aparate të kazinove. Sipas opozitës shqiptare, “funksionarët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga Beogradi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim. Sipas saj, “veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyfytyrëshe e BDI-së e cila në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpitë dhe telefonat e çdo qytetari”.