Trajneri dhe analisti, Liridon Leci, ka deklaruar se ka mundësi që Edon Zhegrova nuk do të vijë te Kombëtarja e Kosovës
Sipas tij, Edon Zhegrova ka refuzuar takimin me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Francë.
”Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’.