Bëhet e ditur se në Sllallomin gjigant në Kronplatz, Lara Gut-Behrami është shpallur fituese e garës për ta fituar “Kupën e Botës”.
Ajo zyrtarisht shënoi fitoren numër 42 duke lënë mbrapa shumë sportiste të forta që ishin konkurente për të.
Lara në sllallomin gjigant në Kronplatz me një epërsi mbi 1 sekondë ndaj Sarah Hector dhe Alice Robinson e bëri që të fitoj “Kupën e Botës” së kësaj fushe.
Podiumi
- Lara Gut-Behrami (SUI) 2:00.64 minuta
- Alice Robinson (NZL) +1,09 sekonda
- Sarah Hector (SWE) +1.09
Vetëm dy ditë pas fitores së saj në Super-G në Cortina d’Ampezzo, Lara është sërish në krye të podiumit në sllallomin gjigant në Kronplatz.