Deputetët në seancën e sotme votuan tre nënkryetarët e rinj të Kuvendit. Jovan Mitrevski, Antonio Milloshoski dhe Vesna Bendevska do të jenë nënkryetar të Kuvendit gjatë kësaj përbërje parlamentare. Paraprakisht propozimi mori dritë jeshile nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, ndërkohë rikujtojmë se BDI nuk propozoi kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit.