Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos. Sikurse duket nga pamjet, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para Foltores së parlamentit.
“Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës, përfaqësuesin e të cilës, ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë.“- u shpreh Berisha.
Në pamje duket edhe kur deputeti i PS Xhemal Qefalia merr karrigen e tij për tu ulur, por nuk lejohet nga deputetë të opozitës. Ndërkohë, garda ka rrethuar seancën plenare. Deputetët e maxhorancës janë duke mbërritur një pas një në seancën e plenare.
Gjashtë deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputeti Saimir Korreshi me 3 ditë.
Deputeti Salianji: Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas kaosit të krijuar në Kuvend, ku shprehet se nuk do të ketë normalitet, pa u zbatuar kushtetuta. “Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve, nuk do i lejojmë ta tallin me qytetarët! Nuk ka normalitet nëse nuk zbatohet Kushtetuta!“- shkroi Salianji në Facebook.
Braçe i revoltuar jashtë Kuvendit: Jemi në nivelin e milicisë fashiste
“Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne“- tha Braçe jashtë Kuvendit.
Nis mes tensionesh seanca parlamentare, deputetët godasin tavolinat