Thursday, May 29, 2025
spot_img
BallinaLajmeKuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e tetë

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e tetë

Deputetët kanë dështuar për të tetën herë me radhë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca është ndërprerë pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dështoi sërish të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Në tentimin e gjashtë të LVV-së për të zgjedhur Haxhiun në krye të institucionit ligjvënës, ajo mori vetëm 54 vota për, 44 ishin kundër dhe tri abstenime.

“Të nderuara deputete, të nderuar deputetë, në vazhdimet e seancës konstitutive, më 19, 23,25 dhe 27 prill 2025 kandidatja për kryetare të kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, e propozuar nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, nuk i mori votat e nevojshme andaj ftoj përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozoj kandidatin apo kandidaten për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Dehari.

Të pranishëm në sallë ishin 110 deputetë kur Konjufca sërish e propozoi emrin e Haxhiut.

“Më vjen mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Neve sot na mungon një deputet, Nezir Kraki. Nëse si opozitë mundeni me na huazu një bile mos të mbesim më pa se 57 ju kisha falënderuar shumë. Propozimi jonë është Albulena Haxhiu”, tha Konjufca.

Seanca është ndërprerë dhe vazhdimi i saj do të bëhet të enjten më 1 maj.

“Për kemi 54 vota, 44 janë kundër, dhe tri abstenime, në bazë të kësaj detyrohemi ta ndërpresim seancën, shihemi të enjten më 1 maj në orën 10:00”, tha Dehari.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një tjetër kandidat, ndërkaq LDK-ja është shprehur kundër çdo propozimi të partisë së Albin Kurtit.

LVV-ja, në anën tjetër, këmbëngul në emrin e Haxhiut për kryeparlamentare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit