Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeKuvendi do ta mbajë seancën e 131-të

Kuvendi do ta mbajë seancën e 131-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën plenare të 131-të.

Si pikë të dytë të rendit të ditës janë Propozim-ndryshimet e Vendimit të themelimin e Komisionit Anketues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë të parashtruar nga opozita me të cilat kërkohet vazhdim i afatit për thirrjen e dëshmitarëve për 30-të ditë të reja.

 “Gjatë muajit të kaluar ku janë dëgjuar dëshmitarë apo ekspertë janë hapur më shumë çështje dhe dilema sesa janë sqaruar. Duke qenë se për Komisionin Hetimor janë shfaqur rrethana të reja dhe të rëndësishme që duhet të kontribuojnë në përcaktimin përfundimtar të përgjegjësisë politike dhe konstatimin e shkeljeve të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, është e nevojshme shtyrja e afatit për thirrjen e dëshmitarëve apo ekspertëve për një afat prej 30 ditësh”, thuhet në sqarimin e Propozim-ndryshimeve.

Në rendin e ditës të seancës plenare janë Propozimi për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë Operative Teknike (AOT), Propozimi për zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Ankesa të Furnizimeve Publike, si dhe Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë seancë, pika e tetë është Propozimi i Plotësuar i Rregullores së Kuvendit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit