Në Kuvend mbahen dy seanca të komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve. Në seancën e komisionit për zgjedhje dhe emërime mes tjerash do të shqyrtohet edhe kërkesa e një zëvendës ministri dhe ajo e deputetit për përcaktimin e kompensimit të qirasë së një apartamenti. Në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, në rend dite është raporti vjetor për punënë e komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallën e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe mbikëqyrjen dhe procedurën e kundërvajtjes për vitin 2023.