Edhe pse infrastruktura ishte renovuar dhe përmirësuar në një numër më të madh të objekteve të burgjeve, kushtet në pjesët e burgut Idrizovë dhe institucionet e tjera të paraburgimit nga sistemi i mbyllur, mbeten johumane, ndërsa mbipopullimi shkakton shqetësim shtesë për popullatën në burg.
Këto janë disa nga çështjet e inicuara në vitet e kaluara të cilat Komisioni evropian i noton sërish në Raportin për përparim të Maqedonisë së Veriut për vititn 2023.
“Çështjet e inicuara në vitet e kaluara mbetet të pazgjidhura, posaçërisht mungesa e kushteve adekuate për punë të nëpunësve policorë dhe mkungesa e institucioneve për mbrojtje adekuate shëndetësore në burgje”, qëndron në raport.
Emërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve dhe të burgut Idrizovë, KE-ja i thekson se hap pozitiv, duke i marrë parasysh të kaluarat e tyre relevante profesionale, ndërsa mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masat për mjekim të varësisë nga droga në burgje thonë se mbetet çështje e shqetësimit serioz.
“Megjithatë, kërkesat nga Ligji për ekzekutim të sanksioneve prej vitit 2029 për zgjehdje të kryesisë së burgut nuk ishin implementuar në mënyrë konsekuente. Kontrollet e rregullta në burgje duhet të vazhdojnë. Korrupsioni në burgje edhe më tej është problem që përdëritet. Në vitin 2022 ishte miratuar plani për parandalim të korrupsionit në sistemin nacional të burgjeve 2022-26, së bashku me planin vjetor për vitin 2023. Edhe krahas përpjekjeve pozitive për t’u nxitur personeli mjekësor i cili pujnon në burgje, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masa për mjekim të varësisë nga droga në burgje mbetet çështje e shqetësimit serioz. Në mënyrë që të implementohet në tërësi, strategjia 2021-2025 për zhvillik të sistemit të burgjeve kërkon mjete, personel shtesë dhe përkushtim politik”, ceket në raport.
Lidhur me sistemin e probacionit, KE-ja thotë se ai vazhdon të zhvillohet, ndërsa numri i rasteve po rritet.
“Në vitin 2022, numri i përgjithshëm i lëndëve rerth të cilave veprohet 11 zyret për probacion janë rritur në 475 (451 në vitin 2021). Bashkëpunimi duhet të vazhdojë mes sektorit publik dhe atij privat si dhe shoqërisë civile dhe mes agjencive. Koordinimi është përmirësuar mes nëpunësve për dënimin me kusht, gjykatësve, prokurorëve publik, personelit të burgut dhe institucioneve të tjera para se të lirohet i dënuari dhe kjo duhet të vazhdojë. Koncentrimi i një pjese më të madhe nga lëndët me kusht në Gjykatën themelore penale SHkup e thekson nevojën për trajnim dhe ngritja të vetëdijes për prëfitimet nga dënimi me kusht në gjykatat e tjera në shtet”, arsyetohet në raport.
Shtohet se nuk ishte arritur përparim në miratimin e ndryshimeve të kornizës ligjore lidhur me dënimet alternative dhe procedurave alternative për rritje të përdorimit të tyre.
“Nuk u arrit përpairm i konsiderueshëm në përballje me mungesën e përgjithshme të aktiviteteve të dedikuara, rekreative dhe profesionale për të dënuarit dhe të burgosurit. Në të gjitha institucionet ndëshkuese-përmirësuese duhet të zbatohen aktivitete arsimore dhe risocializuese dhje programe për mjekim”, theksohet në rpaortin e KE-së.