Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti u drejtohet serbëve: Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor

Kurti u drejtohet serbëve: Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor. “Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare.

Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”. Kurti u thotë qytetarëve serbë në vendin tonë se Aleksandar Vuçiqi sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër dhe se në të njëjtën kohë ai është garancia e tyre që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara.

“Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, kishte pushtet edhe pa detyrime sepse Millosheviqi mbante të gjithë përgjegjësinë,” tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës. /alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit