Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani

Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën, ku kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë, shkruan diasporapress.

Këtë e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë në Frankfurt dhe rrethinë,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,.

Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë.

Data: 10 nëntor 2024

Ora: 13:30

Vendi: Hanauer Landstraße 188,

60314 Frankfurt am Main

Ju mirëpresim!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit