Sot, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji, shkruan albinfo.ch.
Takimi fillon në orën 20:00, në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo.
Ky takim është pjesë e një serie takimesh që kryeministri po i zhvillon me diasporën, për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë.