Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti shpreh keqardhje për plagosjen e kryeministrit sllovak

Kurti shpreh keqardhje për plagosjen e kryeministrit sllovak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili u plagos dje në Hamdlova.

Kurti e ka quajtur tejet shqetësues lajmin për plagosjen e kryeministrit Fico, ndërsa shprehet se dhuna nuk ka vend në demokraci.

”Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico.

Presidentja është shprehur se dënon fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur Osmani.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmoi të mërkurën se ka ndodhur një “atentat për vrasjen” e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Zyra e Qeverisë sllovake tha se Fico u dërgua me helikopter në spitalin e qytetit Banjska Bistrica.

Kryeministri sllovak u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Fico sapo kishte dalë nga një takim qeveritar kur një i dyshuar shtiu ndaj tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit