Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se protestat në veri të vendit janë organizuar me direktivë të Beogradit zyrtar dhe të njëjtat nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit serb në Kosovë.
Në debatin parlamentar për situatën në veri, Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar në përputhje me ligjin, ndërsa ka theksuar se qeveria e drejtuar nga ai beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë, ne jemi thelbësisht transatlantik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jetë e njëjtë, Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se është i nevojshëm demokratizimi i Serbisë por ka shtuar se Kosova nuk mund të paguajë për këtë.