Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti për Sanduloviqin: Serbia njësoj si Putini, sulmon ata që refuzojnë të...

Kurti për Sanduloviqin: Serbia njësoj si Putini, sulmon ata që refuzojnë të mohojnë gjenocidin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e thellë pas raportimeve për rrahjen e politikanin opozitar serb Nikola Sanduloviq.

“Thellësisht i shqetësuar për raportimet që pohojnë se udhëheqësi i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të ashpra nga shërbimi sekret serb. Kjo pason kërkimfaljen e tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në X.

Ai ka karahasur sulmin njda Sanduloviqit, me sulmet që sipas tij i bën presidenti i Rusisë, Vladimitr Putin, ndaj atyre që refuzojnë të mohojnë gjenocidin.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm paraqet faturën që qeveria serbe u vë qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ajo përbën gjithashtu një shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një sulm i ngjashëm me ato të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

Sanduloviqi raportohet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit