Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti nesër lanson fushatën për informim për liberalizim të vizave

Kurti nesër lanson fushatën për informim për liberalizim të vizave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga e enjtja do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

Fushata do të lansohet në Sheshin Skënderbeu me fillim nga ora 13:00, ku lansimin do ta bëjë Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”, ka bërë të ditur sot Qeveria e Kosovës.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Ju mund të shkoni, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit